marimanga logo

Arti me ushqim

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: ushqim , art

Të gjithë i duam pemët dhe perimet, i hajmë dhe janë të shënedtshm. Por a kemi provuar ndonjëherë të krijojmëfigura artistike dhe komike ngaushqimi? me siguri që nuk kemi durim deri sa na rrjedh lëng nga goja për t'i ngrënë sa më shpejtë. Fotografitë më poashtë janë diçka e veçantë që rradhë dikujt i bjen mend.


Vizatime dore me kafshë

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: kreativitet

Në botë ka shumë artistë kreativ që dijnë të pikturojnë me vaj në pëlhurë, me shkumësa në çimento apo në ndonjë formë tjetër. Vizatimi egsiton qysh prej kohës së gurit dhe talenti për të vizatuar gjithnjë do të mbetet në gjenetikën njerzore. Çdo ditë del ndonjë zbulim i ri në art. Në këtë rast, unë po prezantoj një ide të veçantë që len përshtypje pozitive nga ana kreative, janë pra duart e vizatuara që paraqesin kafshët e egra.


20 fotografi të humorit intelegjent

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: humor

Këtë herë po publikoj një temë me fotografi të pakategorizuara mirëpo që më shumë i përkasin humorit intelegjent. Kur them intelegjent, nuk mendoj humor me doktora apo shkenctarë, fjalën e kam për një humor që është aq budallak saqë as budalla nuk bën një gjest të tillë. Gjithashtu jam mundu t'i jap disa komente që ta spjegoj për çka bëhet fjalë dhe njëkohësisht të jetë kuptimi më i kapshëm. Ju dëshiroj koncentrim të kënshëm!


Qielli nga lartë

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: natyra , bukuri

Njerëzit gjithmonë kanë ëndërruar të fluturojnë, të shohin botën nga një këndvështrim krejt tjetër, t'i ngopin sytë nga perspektiva të pamundura. Kjo ëndërr u realizua, ndoshta jo si kemi ëndërruar (të fluturojmë vetë) por me ndihmë të mjeteve të krijuara nga NE. Dhe çka shohim sot? Gati gjithçka që para shumë viteve na është dukur e pamundur. Po çka do të shohim nesër që SOT po na duket e pamundur? Sido që të jetë, gjithësia nuk ka kufi dhe ne po vazhdojmë me realitetin e sotëm ku po publikoj disa fotografi nga satelitët që kapin retë më të bukura në këtë planet.


30 fotografi komike

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: humor

Na kanë ra në sy qindra fotografi komike të qëllimta apo të paqëllimta dhe me siguri kemi qeshur me zë, na është ndrequr dita për disa çaste, e kemi komentuar në shoqëri si dhe ja kemi dërguar tjerëve linkun që edhe ata të përjetojnë një kënaqësi sikur ne. Gjithmonë janë të mirëseardhura ato fotografi që i kemi pa një herë por edhe të reja. Unë kam zgjedhur 30 fotografi që personalisht më kanë lënë përshtypje në këta muajt e fundit.


Reklamat më ekstrem kreative

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: reklama , kreativitet

Agjencitë e marketingut përdorin çdo ide që mund të egzistojë (pa kurrfarë cenzurimi) për t'ia mbushur konsumatorit kokën me logo dhe slogane. Mund të jenë metoda zbavitëse, komike, të dhunshme apo edhe befasuese, me rëndësi është që ato e arrijnë qëllimin e vet dhe klenti vendos ka konsumojë për atë qoftë a është i vetëdijshëm apo jo. Po ja paraqes disa shembuj që kanë lënë mbresa në rrugët e metropoleve por edhe ne internet.


Reklamat më kreative

Posted by: Mic Sokoli

Tagged in: reklama , kreativitet

Të gjithë e dijmë që produkti nuk shitet vetë përmes kualitetit por edhe përmes mënyrës më të mirë të çasjes te klienti. Kompanitë e mëdha përdorin medota të ndryshme p.sh. iPod ka përdorur dëgjojsen e bardha në mënyrë që të zgjojë kurreshtjen te konsumatori, kurse të tjerët kanë përdorur ilustrime qëvështirë mund të harrohen. Më poshtë janë mbi 40 fotografi që kanë lënë përshtypje të mirë në shumë BLOG-a internacional, dhe normal që nuk bë të mungojë as në gjuhën shqipe.

Nike - Just Do it


Shumë prej nesh kanë provuar të ndryshojnë kuptimin e fotografisë që e quajmë manipulim i fotografisë në industrinë e dizajnit. Manipulimi i mirë i fotografisë ka një tregim të vetin të veçantë. Kemi marr disa nga fotografitë të tilla që kanë figuruar në njërën nga webfaqet më të afirmuara pë fotografi Flickr. Fotografitë janë zgjedhur nga kategori të ndryshme, ju lutem të keni parasyesh se kanë të drejta autoriale dhe nuk mund të përdoren pë qëllime komerciale pa kërkuar leje nga autori.


Nganjëherë na ndodh që mund t'i shohim këto qudira kreative të punuara nga profesionistë apo edhe amatorë, me rëndësi është se ato na thellojnë në një botë sureale që nuk mund ta imagjinojmë lehtë. Këto fotografi i ndihmojnë trurit tonë në krijimin e një imagjinate të panjohur dhe pakuptueshm për jetën e përditshme, por janë si një adrenalinë që na nxisin ta krahasojmë të pamundurën me realitetin. Por cila në të vërtetë është realiteti?


Banner